Shërbimet Video

Produktet video të kompanisë sonë janë mënyra më e mirë për të përçuar mesazhin e biznesit tuaj, që ju të lini vulën tuaj në treg pa harxhuar shumë kohë dhe para. Falë teknologjisë së fundit HD të kamerave tona, të cilat integrohen në sisteme të sofistikuara të editimit në kompjuter, projekti i realizuar nga ne kalon me shpejtësi nga koncepti e deri te produkti përfundimtar duke e reduktuar kohën nga disa muaj në disa javë ose pak ditë. Kjo u mundëson klientëve tanë që, përmes produkteve të ndryshme, të realizojnë një fushatë promocionale në një kohë rekord. Për ne, mbërritja e mesazhit tuaj do të thotë shpërndarja e tij në treg, pasi, për suksesin e një biznesi, shpërndarja e shpejtë e mesazhit dhe impakti i menjëhershëm në treg është thelbësore.

Proçesi i Prodhimit Video

Gjatë konsultimeve me klientin ne përpiqemi të kuptojmë që në rrënjë vizionin e tij, që më pas ta përkthejmë sa më mirë në një aset marketingu me impakt maksimal. Më pas, stafi ynë i përbërë nga shkrimtarë, regjisorë, kameramanë, fotografë dhe montazhierë punojnë së bashku për prodhimin e një produkti video të gatshëm për transmetim brenda një kohe të shkurtër dhe me një çmim të arsyeshëm, pa sakrifikuar cilësinë. Gjithashtu pranë studios sonë gjenden vazhdimisht aktorë të talentuar e me përvojë.

Për Video in Motion qielli është kufiri

Përvoja jonë shtrihet në prodhimin e produkteve video për një spektër të gjerë qëllimesh që përmbushin synimet e kompanive të ndryshme, qofshin këto televizione, qofshin kompani biznesi. Spote televizive, sitkome, video kompanish, bashkë me prodhimin e filmave… të gjitha këto janë pjesë integrale e fushës ku operojmë çdo ditë. Keni nevojë për një spot i cili reklamon produktin tuaj për transmetim kombëtar? Ju duhet një dokumentar historik apo promocional për prezantimin e kompanisë apo institucionit tuaj? Kërkoni tek ne dhe do ta gjeni. Ju nevojitet një videoklip për të lançuar karrierën muzikore për një artist të ri? Video in Motion është përgjigja. Ju duhen produkte video për prezantimin e fushatës suaj promocionale të cilat mund t`i shpërndani në YouTube, Vimeo dhe site të tjera të njohura? Këtu do të përmbushet dëshira juaj.

Spotet Televizive

Ne besojmë se spoti televiziv është një nga mënyrat më efektive për ta çuar përpara një biznes. Qëllimi ynë është të prodhojmë atë lloj spoti i cili i bën ballë konkurrencës, ndërkohë që lançon një mesazh duke i dhënë kompanisë tuaj një fytyrë origjinale në treg. Nga ana tjetër, prodhimi i një reklame tregon sesi ndryshon tregu në një shoqëri me bazë internetin. Tashmë, me një video të prezantuar në youtube, vimeo, google dhe në mijëra site të tjera e bën mëse të domosdoshme praninë tuaj në internet.

Dokumentarët

S`ka më bukur, kur kompania juaj ka kaluar disa vjet në treg dhe vjen momenti i kujtimit dhe përçimit të një vizioni të ri. Këtë e realizojnë më së miri profesionistët tanë përmes dokumentarëve që mund të quhen promocionalë. Në gamën e produkteve tona janë rreshtuar dhe dokumentarë historikë që kanë për target grup turistët. Shumë kompani turizmi kanë ngelur të kënaqur nga produktet tona, por kompania jonë ka menduar dhe për dokumentarët e ashtuquajtur “monografikë”, në qendër të të cilëve janë persona që kanë lënë gjurmë në shoqëri apo figura të shquara të historisë, pse jo, dhe familje të shquara e me vlera kombëtare.

Videot Prezantuese

Video in Motion prodhon një seri të tërë produktesh të cilat kanë lidhje me kategorinë e videos siç janë psh, videot e marketingut, video trajnimi, etj. Nëse jeni duke kërkuar qoftë një video marketingu për produktin tuaj të ri, qoftë një video trajnimi për punonjësit tuaj, stafi ynë i përgatitur do të punojë për të zhvilluar vizionin tuaj në një video zbavitëse dhe trajnuese njëkohësisht. Jemi të sigurt se këto lloj produktesh do të jeni çelësi i suksesit tuaj në panaire dhe në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.

Videoklipet

Bashkëpunimi i ngushtë mes artistëve, regjisorëve dhe producentëve ka çuar në një produkt të sukseshëm videosh muzikore në formatin HD. Grupi ynë i punës e nis prodhimin duke punuar me klientët që me zgjedhjen e drejtë të vendeve të xhirimit, aktorëve, etj. Origjinaliteti i ideve dhe zgjidhja e konceptit që në krye të herës u siguron klientëve tanë një produkt të një profesionalizmi e cilësie të lartë, i cili qëndron larg klisheve të kohës, duke u bërë çelësi i suksesit të artistëve/muzikantëve të rinj. Realizimi i këtyre produkteve ka prapa mbështetjen e një grupi të tërë profesionistësh si, operatorë, punonjës ndriçimi, teknikë audio dhe montazhierë zëri dhe figure.