Video in Motion” është një kompani e themeluar në vitin 2011 nga një grup profesionistësh të lirë që operojnë në fushën e multimedias, me përvojë disavjecare në realizimin e fushatave promocionale duke filluar që nga turizmi, prezantimi i institucioneve e bizneseve të ndryshme, fushatat sensibilizuese e deri tek dokumentarët e filmat artistikë. Shërbimet tona sigurojnë mënyrën më optimale përmes së cilës mund të jepet një mesazh i kompanisë tuaj pa detyrimin e shpenzimeve të mëdha të kohës dhe parave.

Përvoja e gjatë ndër vite dhe pasioni për filmin na bashkoi në një mision sa të vështirë aq edhe sfidues për të vazhduar me prodhime cilësore të niveleve kompetitive në treg. Jemi aty kur dhe ku na do klienti, në prerjen e artë mes biznesit dhe artit, me energjinë, korrektësinë pasionin dhe pretendimin për standarde nga më të lartat. Besimi te profesionalizmi, respektimi i afateve si dhe cilësia e lartë janë në themel të filozofisë sonë.